5.5 C
Tetovo
E shtunë, 15 Nëntor, 2025
BallinaLajmeNë Shkup u protestua për tragjedinë e Koçanit, prindërit: Kërkojmë gjykim pa...

Në Shkup u protestua për tragjedinë e Koçanit, prindërit: Kërkojmë gjykim pa vonesa dhe pa fshehje të provave

“Ajo që kërkojmë nuk është një favor apo privilegj, por një detyrim i shtetit, një gjykim të drejtë, transparent dhe në kohë”, kështu deklaruan prindërit e viktimave në tragjedinë e Koçanit, para Gjykatës Penale në Shkup.“Të dashurit tanë nuk janë midis nesh, por ne jemi zëri i tyre. Kërkojmë një gjykim pa vonesë, pa presion, pa fshehje provash, pa selektivitet, për të përcaktuar çdo përgjegjësi, sado e pakëndshme. Shumë familje jetojnë me këtë dhimbje, kërkojmë drejtësi dhe të vërtetë, jo mëshirë, kërkojmë përgjegjësi. Vendimet që do të merrni në këtë proces nuk janë vetëm ligjore, por edhe njerëzore, morale dhe historike, pas çdo emri në këtë tragjedi qëndron një i dashur që nuk do të kthehet kurrë, thanë familjet e të vdekurve. Ne, prindërit dhe familjet e 63 jetëve të humbura dhe 300 të plagosurve të tjerë, ngremë zërin sot për drejtësi për fëmijët tanë”, deklaruan disa prindër.

Gjykata Penale Themelore ka caktuar fillimin e seancës kryesore dëgjimore për 19 nëntor, teksa nga familjarët e viktimave u kërkua që ky proces të jetë transparent dhe i paanshëm.

“Nuk do të lejojmë që pozita, ndikimi apo pushteti politik të jenë mburojë për pandëshkueshmërinë”, thonë familjet e të ndjerëve, të cilët theksuan se aktakuza përmend ministra, kryetarë komunash dhe zyrtarë të ndryshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments