9.8 C
Tetovo
E enjte, 6 Nëntor, 2025
BallinaLajmeNë Shkup, bombë dhe 100 fishekë gjenden në një veturë në Bit...

Në Shkup, bombë dhe 100 fishekë gjenden në një veturë në Bit Pazar

Policia njofton se në orët e para të ditës së sotme, një bombë M75 është gjetur në automjetin “Fiat” të pronarit E.R. në zonën e Bit Pazarit.

Sipas njoftimit të Policisë, pronari ndodhet aktualisht në Itali, ndërsa kishte marrë mesazh kërcënues për vendosje të bombës.

“Sot (06.11.2025) në orën 02:41 në SPB Shkup u raportua se rreth orës 01:00 një person kishte hyrë në garazhin e shtëpisë familjare të E.R., në zonën e Bit Pazarit, i cili aktualisht ndodhet në Itali. Pak më vonë, pronari ka marrë një mesazh me kërcënim dhe njoftim se në automjetin e tij ishte vendosur një bombë”.

“Policët dolën në vendngjarje dhe pas masave të ndërmarra, te automjeti i tij “Fiat” me targa të Shkupit u gjet një bombë M75 e lidhur me tel në dorezën e derës së shoferit”.

“Gjithashtu, u krye kontroll edhe te një automjet tjetër “Fiat” me targa italiane, pronë e vëllait të tij, A.E., i cili gjithashtu jeton dhe punon në Itali, ku në bagazhin e tij u gjet një kuti me 100 fishekë kalibër 7,62 mm për armë automatike”, thonë nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments