Në Samitin e NATO-s në Madrid sot dhe nesër do të marrë pjesë një delegacion shtetëror i udhëhequr nga presidenti Stevo Pendarovski. Në delegacionin shtetëror janë ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ministri i Jashtëm Bujar Osmani.
Presidenti Pendarovski, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Elizabeta Gjorgievska, dje mori pjesë në një darkë gala të organizuar nga mbreti spanjoll Felipe VI dhe bashkëshortja e tij, mbretëresha Letizia, për nder të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s pjesëmarrës në Samit. Kreu i shtetit dhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura do të marrin pjesë sot dhe nesër në mbledhjet e Këshillit të Atlantikut të Veriut, të cilat zhvillohen në nivel krerësh shtetesh apo qeverish.
Presidenti Pendarovski i shoqëruar nga bashkëshortja e tij sot do të marrë pjesë në një darkë joformale transatlantike në nivel të shefave të shteteve apo qeverive të organizuar nga kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, njoftojnë nga Zyra e Presidentit.