10.6 C
Tetovo
E hënë, 10 Mars, 2025
BallinaLajmeNë RMV , edhe punëtorëve sezonal do tu paguhen kontributet për sigurim...

Në RMV , edhe punëtorëve sezonal do tu paguhen kontributet për sigurim pensional dhe invalidor

Deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dorëzuan propozim ligj për angazhimin e punëtorëve sezonalë me çka punëdhënësit do të jenë të obliguar të paguajnë të gjitha kontributet për sigurim pensional dhe invalidor të punëtorëve, pavarësisht nëse punojnë për disa javë apo disa muaj.

Kjo siç njoftoi propozuesi Toni Jarevski, nuk do të paraqet pengesë për studentët që marrin bursë, të papunët që marrin ndihmë sociale, dhe pensionistët që marrin pensione.Do të mundësojë realizim të të drejtave të personave të angazhuar, rregullimin e të drejtave dhe obligimeve që dalin nga angazhimi i punës. Përmbushjen e nevojave të fuqisë punëtore te punëdhënësit. Formalizim të punës së paparaqitur në sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit, objekte për akomodim, servim të ushqimit dhe veprime të amvisërive si punëdhënës”, tha Toni Jarevski – VMRO-DPMNE.

Kryetari i Komisionit për çështje ekonomike dhe punës, Bojan Stojanovski, sqaroi se me këtë propozim ligj do t’u dilet në ndihmë edhe punëdhënësve sepse tani do të ketë kornizë legale për punë.

“Qëllimi i parë ishte të zgjerojmë përfshirjen e tregut të punës, gjegjësisht kompanive të Maqedonisë t’u japim bazë legale të angazhojnë punonjës dhe të arrijnë deri te numër më i madh i punëtorëve dhe në këtë mënyrë të mund të zgjerojnë veprimtaritë e tyre ekonomike. Çështja e dytë, duam ta përforcojmë ekonominë sepse ju kur të bëni kornizë legale dhe kur punëtorëve do ua mundësoni të fitojnë në mënyrë legale atëherë këta punonjës në bazë të pagës së fituar edhe do të paguajnë tatime ndaj shtetit por edhe përmes kontributeve indirekte në ekonomi, do të gjejnë mënyrë të forcojnë harxhimet personale, t’i paguajnë shtetit tatime e kështu me radhë”, u shpreh Bojan Stojanovski – Kryetar i Komisionit.Ky propozim ligj ka të bëjë vetëm për tre sektorë, bujqësi, shërbime shtëpiake dhe hotelieri. Propozim ligji është në harmonizim me strategjinë për formalizim të ekonomisë joformale të Maqedonisë së Veriut për periudhën 2023-2027.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments