7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë rajonin e Tetovës vitin e kaluar ka pasur 856 aksidente trafiku...

Në rajonin e Tetovës vitin e kaluar ka pasur 856 aksidente trafiku dhe një viktimë njerëzore, për dallim nga viti 2022 kur humbën jetën tetë persona

Komandanti i Stacionit Policor për Siguri në Komuniukacionin Rrugor në Tetovë, Zoran Talev vlerësoi se viti 2023 mund të shpallet më i sigurt, duke pasur parasysh se vitin e kaluar ka pasur vetëm një viktimë njerëzore, ndërsa në vitet e mëparshme kishte shumë më tepër. Megjithatë, ai përsërit se tejkalimi i shpejtësisë edhe më tej  mbetet shkaku më i shpeshtë për aksidente, si dhe për shoferët e gjobitur.

“Në fushën e sigurisë në komunikacion, mund të them se është një nga vitet më të sigurta në vitet e kaluara dhe mund të themi se vitin e kaluar 2023 e mbyllëm me vetëm një viktimë trafiku për dallim nga vitet e mëparshme kur kishim 4, 8, 12 dhe kështu me radhë. E gjithë kjo falë punës së palodhur, sakrificës së këtij stacioni policorë dhe policëve që me vetëmohim dhanë mundin për të arritur atë që u arrit. Mund të them se masat që në vazhdimësi i kemi ndërmarrë në periudhën e kaluar kanë dhënë rezultate dhe ende po japin rezultate të dukshme”, tha Talevi në konferencën e sotme për media.

Ndonëse ka vetëm një viktimë, sipas komandantit, ekzistojnë disa marrëdhënie shkak-pasojë për sigurinë në trafik, ndaj shpejtësia është ende faktori më i shpeshtë.

Në vitin 2023 kanë ndodhur 856 aksidente trafiku, ndërsa përveç një viktimë kanë mbetur të lënduar rëndë 13 shoferë, 19 pasagjerë, 17 këmbësorë dhe 18 motoçiklistë e çiklistë. Në vitin 2022 kanë ndodhur 805 aksidente trafiku me gjithsej 8 viktima në njerëz, si dhe kanë mbetur të lënduar rëndë 13 vozitës, 14 pasagjerë, 25 këmbësorë dhe 12 motoçiklistë e çiklistë.

Viktima e vetme është shoferi 18-vjeçar i cili më 2 tetor të vitit 2023 në rrugën rajonale Pirok-Tetovë, në Palçishtin e Poshtëm të Tetovës, ka dalë nga rruga me automjetin e pasagjerëve “BMW” dhe ka goditur një shtyllë dhe ka humbur jetën e tij nga plagët e marra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments