4.2 C
Tetovo
E enjte, 14 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë qershor të këtij viti janë lëshuar 242 leje ndërtimi

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 242 leje ndërtimi

Gjatë muajit qershor të vitit 2023 janë dhënë 242 leje ndërtimi, që është për 12.6 për qind më pak se në muajin e njejtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, konform lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5.106.868 mijë denarë, që është për 38.4 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 115 (47.5 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 66 (27.3 për qind) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 61 (25.2 për qind) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 242 objekte, te 117 (48.3 për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 125 (51.7 për qind) objekte si investitorë janë subjektet afariste. Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 530 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 44.252 m2, thekson Enti Shtetëror i Statistikës. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments