Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Ahmeti shkruan se pavarësia e Kosovës u vulos nga familja Jashari dhe gjithë heronjtë e veprimtarët që sakrifikuan jetën e tyre për një Kosovë të lirë.
Një çerek shekulli nga përjetësia e familjes Jashari në altarin e lirisë, një sakrificë e pashembulltë e devotshmërisë, athedashurisë, trimërisë dhe lavdisë.
Jasharajtë vulosën pavarësinë e Kosovës dhe përpjekjet disadekadëshe të gjeneratave të tëra të veprimtarëve, patriotëve, luftëtarëve e dëshmorëve për liri, demokraci, drejtësi e pavarësi.
Lavdi e përjetshme familjes Jashari dhe dëshmorëve e martirëve të kombit!