4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë ndihmë të qytetarëve: Mes krizës, Gjermania përgatit paketën e tretë lehtësuese

Në ndihmë të qytetarëve: Mes krizës, Gjermania përgatit paketën e tretë lehtësuese

Ekzekutivi gjerman përgatitet të miratojë një paketë të tretë ndihmash për lehtësimin e qytetarëve nga kriza aktuale. 

“Jemi duke punuar për një valë të re lehtësimesh të mëdha”, pohoi kancelari Olaf Scholz pas një takimi këshillues mes tre partive të koalicionit.

Ministri i Financave, Christian Lindner, i partise liberale, FDP, e quajti një “paketë të fuqishme” dhe gjithëpërfshirëse. Ai tha se do të ketë mbështetje financiare për më pak të favorizuarit, ndërsa sqaroi se ajo do të përmbajë edhe mekanizma që shmangin spekulimet me çmimet e energjisë.

Megjithëse pyetjet e gazetarëve, as Lindner, as Scholz e as ministri i  energjisë Habeck, nga partia e te gjelbërve, nuk dhanë hollësi për masat që do të përmbajë kjo paketë. Në 1 shtator skadon edhe subvencionimi i çmimit të karburantit.

Por qytetarët do të lehtësohen me një ndihmë financiare me nga 300 euro për çdo person që është në marrëdhënie pune, duke përfshirë edhe punët si studentë ose punët me orar minimal.

Shuma prej 300 euro do t’i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat dhe do të mbërrijë e reduktuar në kuletën e qytetarit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave,  ajo mund të tkurret deri në 142 euro.Gjithashtu më 1 shtator hyn në fuqi rregullorja e re për kursimin e energjisë.

Ajo parashikon ndër të tjera që dyqanet t’i mbajnë dyert e mbyllura, të mos ketë më reklama me drita, pas orës 22:00, të hiqen projektorët ndriçues nga monumentet dhe ndërtesat e tjera të ngjashme.

Është parashikuar po ashtu ulja e temperaturës në vendet e punës dhe ndërtesat publike, duke përjashtuar spitalet, kopshtet e shkollat e nuk do të lejohet më  nxehja e pishinave private.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments