Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasditen e sotme e ka kaluar në Shkup se bashku me liderët e koalicionit VLEN.
Konjufca së bashku me Arben Taravarin, Izet Mexhitin, Bilall Kasamin, Afrim Gashin dhe Bekim Qokun kanë ecur nëpër çarshinë e Shkupit, ku kanë takuar qytetarë.
Konjufca por edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti kanë përkrahur këtë koalicion, ndërsa Vetëvendosje ka edhe disa kandidatë që synojnë ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Përveç kësaj ecje, Konjufca do të marrë pjesë edhe në tubimin e këtij koalicioni që do të mbahet në mbrëmje në Likovë.
