4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiNË MUAJIN MAJ TË KËTIJ VITI JANË DHËNË LEJE PËR NDËRTIMIN E...

NË MUAJIN MAJ TË KËTIJ VITI JANË DHËNË LEJE PËR NDËRTIMIN E 510 BANESAVE NË TË GJITHË MAQEDONINË.

Në muajin maj të këtij viti janë dhënë 323 leje ndërtimi, që është 7,7 për qind më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave.

Pollogu është rajoni ku janë lëshuar më së shumti leje ndërtimi në maj të këtij viti – 87, pasuar nga rajoni juglindor me 61 dhe ai i Shkupit me 51. Mbi 20 leje janë regjistruar në pjesën tjetër të rajoneve.

Sipas lejeve të lëshuara, vlera e parashikuar e objekteve është 4.305.833.000 denarë, që është për 23,3 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 146 (45.2 për qind) janë të destinuara për ndërtesa të larta, 54 (16.7 për qind) për ndërtime të ulëta dhe 123 (38.1 për qind) për objekte rindërtimi.

Nga gjithsej 323 objekte, 147 (45.5 për qind) janë persona fizikë si investitorë dhe 176 (54.5 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 510 apartamenteve, me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 49,178 metra katrorë. Shumica e banesave të planifikuara janë në rajonin e PollogUt, 223, prej të cilave 193 janë në Gostivar. Në rajonin e Shkupit, nga ana tjetër, me miratimet nga maji i këtij viti janë planifikuar 193 banesa, ndërsa sa i përket komunave, më së shumti janë 67 në Gjorçe Petrov, 40 në Çair dhe 10 në Gazi Babë. burimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments