U arrestuan lideri i GERB-it Bojko Borisov, këshilltarja e tij për media Sevdalina Arnaudova, ish-deputetja Menda Stoyanova dhe ish-ministri i Financave Vladislav Goranov.
Policia bastisi shtëpinë e ish-kryeministrit në Bankaya.
Policia ka hyrë edhe në shtëpitë e ish-zyrtarëve të tjerë të lartë. Shpjegimi nga policia është “kontroll i plotë”. Të njëjtat kontrolle kryhen edhe në shtëpitë e përfaqësuesve të bizneseve të mëdha.
Askush nuk është mbi ligjin”, ka shkruar kryeministri Kiril Petkov në profilin e tij në Facebook.