Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në ceremoninë theksoi se Ministria e Kulturës vazhdimisht e ndjek dhe e mbështet punën e Qendrës Kombëtare të Konservimit, si organizata më e vjetër në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
Ai theksoi se ky institucion ka një rëndësi thelbësore edhe për fushën arsimore dhe shkencore dhe shtoi: “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e trashëgimisë kulturore që është në prioritetet e Strategjisë së Kulturës së kësaj Qeverie, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm edhe për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballemi në zbatimin e qëllimeve tona. Këto prioritete janë të pozicionuara në nivel të lartë në vlerat evropiane të cilat synojmë t’i arrijmë, kështu që nuk heqim dorë. Jam i bindur që bashkërisht me grupin kemi kapacitete për t’i tejkaluar dobësitë në këtë fushë në lidhje me statusin e kuadrit, si dhe mungesën e kuadrit, të një pjese të zgjidhjeve normative për të cilat jemi dëshmitarë se po punohet fuqishëm në disa grupe në Ministrinë e Kulturës”.