4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Maqedoninë perëndimore jetojnë 920 mijë banorë, dyfish më shumë se në...

Në Maqedoninë perëndimore jetojnë 920 mijë banorë, dyfish më shumë se në atë lindore

Sipas analizës së fundit të Ministrisë së pushtetit lokal, Maqedonia e Veriut është futur në zonën e thellë të plakjes. Sipas kësaj analize, 20.4 ((rreth 410 mijë) e qytetarëve janë të moshës së vjetër, kurse mosha mesatare e popullsisë është 44 vjeç.
Kjo analizë zyrtare tregon se pjesa më e madhe e popullsisë së Maqedonisë së Veriut, jeton në pjesën perëndimore të saj. Në këtë pjesë jeton rreth 46 për qind e popullsisë dy milionëshe (sipas statistikave zyrtare) të vendit, që i vjen rreth 920 mijë banorë.

“Nga ana tjetër në rajonin Lindor, Juglindor dhe rajonin e Vardarit që përbën rreth 2/5 të territorit të vendit (ose 40.8 për qind), jeton vetëm 24 për qind e popullatës”, thuhet në këtë analizë, transmeton Gazeta Lajm.
Analiza i referohet të dhënave për vitin 2019. pjesë më e dendur e Maqedonisë, kuptohet është rajoni i Shkupit, ku në hapësirë të vogël jetojnë mbi 600 mijë banorë.
“Në vitin 2019 në rajonin e Shkupit, që përbën vetëm 7,13 për qind të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, jeton 30,44 e popullatës së përgjithshme të vendit”, thuhet në analizë raporton Tv Telma.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments