27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeNë Kuvend të martën do të dorëzohet përbërja e re e...

Në Kuvend të martën do të dorëzohet përbërja e re e Qeverisë

Të martën, më 18 qershor, në Kuvend do të dorëzohet lista zyrtare e anëtarëve të qeverisë së re, ndërsa të dielën, më 16 qershor, VMRO-DPMNE do të mbajë seancat e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror, në të cilat do të përcaktohet lista e anëtarët e rinj të qeverisë nga Koalicioni “Maqedonia juaj”, informon sot mandatari Hristijan Mickoski.

“Këtë fundjavë të dielën do të mbahet seanca e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të VMRO-DPMNE-së, ku do të prezantohen vendimet kadrovike nga unë si mandatar. Pres që Komiteti Qendror dhe Ekzekutiv të marrë një vendim dhe nëse është pozitiv të bëhet me dije në opinion. Lista zyrtare e qeverisë së ardhshme së bashku me programin e punës do të dorëzohet të martën, më 18 qershor, në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Mickoski para fillimit të Asamblesë së Përgjithshme të BNJVL-së.

Ai theksoi se nuk mund të flasë në emër të partive dhe koalicioneve të tjera që janë pjesë e qeverisë së re se cilat do të jenë vendimet e tyre kadrovike. Ai konfirmoi se në qeverinë e re do të ketë përfaqësues të koalicionit “Maqedonia juaj” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe “VLEN” dhe të lëvizjes “ZNAM”, ndërsa në opozitë do të jetë koalicioni “Fronti evropian”, koalicioni i “Ardhmërisë Evropiane” i udhëhequr nga LSDM-ja dhe partia politike e Majtë.

Kjo do të përmbushë edhe premtimin e dytë që kemi bërë gjatë zgjedhjeve. Premtimi i parë ishte riorganizimi i përbërjes së qeverisë, premtimi i dytë është BDI në opozitë, premtimi i tretë 400 deri në 450 milionë euro investim në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme që do të shihet nga opinioni i Maqedonisë më 25 qershor”, ka thënë Mickoski.

Në mbështetje të Ligjit për riorganizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, siç tha ai, ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve dhe ka biseduar me LSDM-në.

Në mënyrë korrekte kanë votuar deputetët e BDI-së, por kanë votuar edhe deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” që janë pjesë e Partisë Demokratike Turke, nga Partia Demokratike e Shqiptarëve dhe deputetë të tjerë që nuk janë të BDI-së. Prisnim që të votojnë deputetët që janë pjesë e koalicionit të LSDM-së dhe deputetët e partisë së Majtë”, tha Mickoski.

Në qeverinë e ardhshme, siç tregoi ai, nuk do të ketë më drejtorë ekonomikë në institucionet shëndetësore, do të ketë një qendër klinike, do të hiqet posti i zëvendësdrejtorit aty ku ekziston, anëtarët e bordeve drejtuese do të reduktohen me 20 për qind, numri i deputetëve do të ulet nga 120 në 90.

“Në 100 ditët e para të Qeverisë do të realizohen shumë nga këto premtime”, thekson Mickoski. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments