Në kuadër Procesit Bërdo-Brioni, presidenti Stevo Pendarovski takoi Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Pendarovski e uroi Begajn për zgjedhjen e tij në postin e presidentit, i uroi mandat të suksesshëm me shpresë që në periudhën e ardhshme të dy vendet të vazhdojnë t’i përmirësojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Të dy presidentët shkëmbyen mendime për aktualitetin në të dy vendet pas fillimit zyrtar të negociatave për anëtarësim në BE, për sfidat aktuale dhe të mundshme në procesin e negociatave. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjella në procesin e transformimit të dy komuniteteve dhe zbatimin konsekuent të reformave evropiane në të gjitha fushat jetike.