Një ditë para shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë së Veriut, presidentja Gordana Siljanovska me dekret ka emëruar shefin e shtatmadhorisë, gjeneralin Sashko Lafçiski i cili nuk plotëson kushtet e duhura për të qenë në këtë pozitë, përkatësisht është katër nivele më poshtë nga standardet e kërkuara për shef të shtatmadhorisë. Në një reagim të cilin ushtarët profesionistë në rrethana anonime e kanë dërguar deri tek Televizioni Alsat, theksohet se kjo është bërë me qëllim që sipas meritave profesionale dhe kushteve ligjore të anashkalohet gjeneral Besnik Emini
“Me rastin e 18 gushtit, ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend që Shef i Shtatmadhorisë të emërohet njeriu që plotëson kushtet sipas protokollit, hierarkisë dhe konceptit të ushtrisë, ai përbuzet vetëm se është shqiptar dhe në vend të tij emërohet njeriun me katër nivele më të ulëta. Bëhet fjalë për gjeneralin maqedonas Lafçinski (ish pjesëtar i strukturave para luftarake në vitin 2001) i cili deri dje ka qenë nën komandën e Besnik Eminit”, thuhet në Reagimi e ushtarëve
Nga kushtet kryesore të cilat Lafçiski nuk i plotëson është mosha dhe stazhi. Shefi i shtatmadhorisë kërkohet të ketë të paktën 6 muaj përvojë si komandant i Komandës së Operacioneve, ndërsa rregullativa ligjore obligon që në krye të shtabit gjeneral të shkohet vetëm me kushtin që të paktën 6 muaj të jetë në krye të Komandës së Operacioneve. Mbi të gjitha ai si gjeneral brigade nuk ka përvojë 4 vjeçare ashtu siç kërkon ligji që të mund të emërohet gjeneral major i cili me automatizëm nënkupton shef i përgjithshëm i shtabit. Sipas informacioneve që kanë arritur deri tek Alsat, Lafçinskit kjo gradë i është dhënë një ditë para se ai të dekretohet nga presidentja për shef të shtatmadhorisë. Dosja e tij si ushtar, besueshmëria dhe imazhi brenda ushtrisë lë për të dëshiruar, sa kaq në rrethana jo zyrtare mësohet se deri tani nuk ka qenë i pajisur as me certifikatën e domosdoshëm të NATO-s.alsat.mk