Në Kroaci, thirrje për bojkot njëditor të blerjes në furrat e bukës dhe produkteve të furrës për shkak të çmimeve të larta
Platforma “Alo, inspektor”, e cila prej javësh organizon bojkot të dyqaneve, tani bën thirrje për një bojkot të ri në Kroaci. Pasi të martën njoftuan se kishin kontaktuar me nxënësit e shkollave të mesme të revoltuar nga çmimet e larta të produkteve në furrat e bukës, platforma në Facebook publikoi se çfarë do të bojkotojnë më tej.
“Le ta mbështesim iniciativën e nxënësve të shkollave të mesme! Le të bojkotojmë blerjen në furrat e bukës dhe dyqane: bukë, byrek, pasta, krofne dhe produkte të tjera të furrës. Le ta ndalojmë blerjen për një ditë