Në kohë të fushatë për zgejdhjet lokale, Kryeministri Hristian Mickoski, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ishin për inspektim të punimeve të rikonstruksionit të shkollës “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.
“Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, vizituam aktivitetet e rikonstruksionit të shkollës “Kiril Pejçinoviq”, si dhe disa aktivitete ndërtimore për projekte në lagjen Ajduçko në Tetovë. Le të punojmë për përparimin e Tetovës, për lagjen tuaj, për të ardhmen tonë”, ka shkruar Mickoski në Facebook
Pas ekspertizës në qytet, ai realizoi takim me anëtarët e Komitetit komunal të partisë në Tetovë.