Në Lazaropole këtë mëngjes është matur temperaturë minus një, ndërsa në Kodrën e Diellit zero gradë, kumtoi DPHM.
Në Tetovë për momentin temperatura është 11 gradë, ndërsa më nxehtë është në Gjevgjeli 15 gradë.
Në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Prilep 21 litër për metër katror.
Moti sot do të jetë me diell dhe më i ftohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e fuqishme, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e fuqishme veriperëndimore (në disa vende mbi 70 kilometra në orë).
Temperatura maksimale do të lëvizë prej 13 deri 22 gradë.