8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Kërçovë regjistrohen dy të infektuarit e parë me “Covid 19”

Në Kërçovë regjistrohen dy të infektuarit e parë me “Covid 19”

Pandemia globale tashmë ka prekur edhe Kërçovën ku janë regjistruar dy të infektuarit e parë me Kovid 19.

Drejtori i spitalit të përgjithshëm Stanko Tërpeski, thotë se gjendja e tyre shëndetsore është stabile, por tanimë edhe mundësia e përhapjes së ndonjë vatre të virusit korona në këto hapësira është e madhe.

Nga testimet e fundit të realizuara në Punktin e Institutit për Shëndet publik, dy banorë të Kërçovës kanë rezultuar pozitiv me Kovid 19, thotë për programin tonë, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm Stanko Tërpeski.

“Për momentin situata me virusin korona në Kërçovë është stabile. Aktualisht kemi dy raste pozitive të cilët ndodhen në trajtim shtëpiak dhe janë në gjendje stabile, nën mbikçyrjen e përhershme të mjekëve amë dhe infektologëve, kemi bërë testime diagnostifikuese dhe jemi në komunikim të përditshëm me të infektuarit”.

Në pyetjen tonë, a ekziston mundësia e përhapjes së një vatre infektimi të virusit në këto hapësira, ai përgjigjet.

“Apsolutisht po. Gjithnjë ekziston mundësia e një vatre. Për momentin janë zbuluar dy raste, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe duhet ta ndjekim situatën në vazhdimësi”.

Që nga përhapja e virusit korona e deri më tani, në rajonin e Kërçovës janë testuar gjithsej 120 persona, përfshirë këtu edhe 63 testimet e të punësuarve në kopshtin e fëmijëve në Kërçovë, por numri i testimeve sipas tij, duhet të rritet.

“Gjithnjë janë të nevojshme testimet dhe ne duhet të bëjmë më tepër testime, javën që shkoi kemi realizuar 10 testime, pra të martën, të mërkurën dhe të enjten, ndërsa të premten kemi bërë 4 testime. Jemi në kontakt të përditshëm me epidemiologun, i përcjellim situatat dhe kontaktet e të infektuarve duke marrë masa konkrete izoluese në bashkëpunim me institucionet përkatëse”.almakos

Pas masave lehtësuese të qeverisë, drejtori i spitalit të Kërçovës Stanko Tërpeski, u apelon qytetarëve që të shtojnë kujdesin dhe të respektojnë me përpikëri masat preventive për mbrojtje nga virusi Kovid 19.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments