Me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit Shqiptar, 22 Nëntorit, sot Komuna e Kërçovës organizoi një ceremoni modeste, por të sinqertë dhe dinjitoze, të dedikuar këtij ditë me rëndësi për komunitetin shqiptar dhe për pasurinë kulturore të qytetit tonë.
Në ngjarje morën pjesë përfaqësues nga institucionet arsimore, këshilltarë nga Këshilli i Komunës së Kërçovës, përfaqësues nga sektori publik dhe ai civil, si dhe shumë mysafirë dhe bashkëqytetarë. Kënaqësi e veçantë ishte prania e Dr. Fatmir Limanit, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, i cili me pjesëmarrjen e tij e përforcoi rëndësinë e kësaj dite dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet komuniteteve.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe mbështetjen në ruajtjen dhe avancimin e vlerave kulturore dhe gjuhësore, drejtuesve të institucioneve arsimore që ishin të pranishëm, u janë ndarë mirënjohje. Këto shkolla janë me të vërtetë shtyllë e bashkëjetesës dhe urë që i lidh të rinjtë me dijen, traditën dhe vlerat bashkëkohore.
Ceremonia përfundoi me një koktejl të vogël, të organizuar në një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme, si akt simbolik i vlerësimit dhe nderimit të ditës së nesërme festive. Edhe pse vetë festa sipas kalendarit shënohet nesër, për shkak të fundjavës së ardhshme ajo u shënua një ditë më herët, me qëllim që të gjithë mysafirët dhe institucionet të mund të marrin pjesë në mënyrë dinjitoze.
– Të nderuar, para së gjithash dëshiroj t’ju falënderoj që gjetët kohë të merrni pjesë në këtë akt solemn me rastin e festës. Unë, si Kryetar i Komunës së Kërçovës, së bashku me kolektivin, edhe më tej do të mbetemi të përkushtuar në avancimin e dialogut ndërkulturor, barazisë dhe vlerave të përbashkëta që e bëjnë qytetin tonë vend të bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. E shfrytëzoj këtë rast t’ju uroj Ditën e Alfabetit Shqiptar – 22 Nëntorin.
