22.2 C
Tetovo
E shtunë, 2 Gusht, 2025
BallinaLajmeNë gjysmën e parë të vitit janë regjistruar mbi 600 aksidente në...

Në gjysmën e parë të vitit janë regjistruar mbi 600 aksidente në Pollog

Edhe përkundër aktiviteteve dhe kontrolleve të shtuara të policisë së trafikut, në Pollog, aksidentet nuk kanë të ndalur. Shumica e aksidenteve të fundit, për fat të keq kanë përfunduar me viktima, siç ishte rasti i para dy ditëve kur humbën jetët tre persona nga një familjeje, apo edhe rasti tjetër në pikë pagesën e Gostivarit, ku u aksidentua me motor një 20 vjeçar që mbeti i vdekur në vend ngjarje.

Sipas Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, për vetëm shtatë muaj kanë ndodhur 699 aksidente, nga të cilat kanë pësuar tetë viktima, dhe rreth 50 të tjerë kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore. Interesante është se, gjitha aksidentet, apo shumica prej tyre kanë ndodhur në brendi të qyteteve, ndërsa pasohen nga autostradat, Tetovë – Shkup dhe Tetovë – Gostivar.

Për sa i përket aksidenteve me lëndime, nga SPB Tetovë informojnë se 44 prej tyre rezultuan në lëndime të rënda, krahasuar me 54 në vitin 2024. Aksidentet me lëndime trupore arritën në 235, ndërsa pjesa tjetër e aksidenteve shkaktuan vetëm dëme materiale thonë nga SPB Tetovë.

“Shkaku kryesor i aksidenteve vazhdon të jetë shpejtësia e madhe, gjegjësisht mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, ndjekur nga veprimet e gabuara dhe mosdhënia e përparësisë. Rrugët më kritike mbeten autostrada dhe rrugët rajonale por dhe bulevardet kryesore të dy qyteteve”, thonë nga SPB Tetovë.

Nga Sektori i Punëve të brendshme të Tetovës, apelojnë qytetarët për respektim të sinjalistikës dhe mos ngasje të makinës në gjendje të dehur.

“Shfrytëzoju rastin të apeloj deri tek qytetarët, kryesisht vozitësit, por edhe këmbësorët biciklistët dhe motociklistëtqë të kenë kujdes dhe të respektojnë të gjitha rregullat dhe përkufizimet në komunikacion, me qëllim kryesor që të zvogëlojmë këto bilance të zeza me viktima dhe të lënduar nëpër aksidente trafiku, sepse qëllim kryesor i policisë së komunikacionit është mbarëvajtja e rendit dhe sigurisë në komunikacionin rrugor”, tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

Ndryshe, sipas ministrit të Punëve të Brendshme , Panç Toshkovski, me ndryshimet e Ligjit për siguri në komunikacion dhe por të një pjese të Kodit Penal, vozitësit që do të bëjnë shkelje të rënda në trafik, tash e tutje, nuk do të gjobiten vetëm mepara, por do të ketë edhe dënim me burg për ata që do ngasin makinën në gjendje të dehur apo me shpejtësi më të madhe mbi të lejuarën, si dhe ata që do ngasin makinat pa patentë shoferi. Përveç dënimit me para dhe me burg, për këta persona që do shkelin rëndë ligjet e trafikut, do të ketë edhe konfiskim të përhershëm të makinës dhe e njëjta do t’iu dorëzohet institucioneve për përdorim./Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments