Në gjysmën e parë të vitit 2023 janë zbuluar 372 vepra penale dhe janë kallëzuar penalisht 440 autorë në luftën kundër tregtisë ilegale të drogës, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai prezantoi rezultatet për gjashtë muajt e parë të vitit dhe theksoi se janë shtuar edhe kapjet e kokainës, amfetaminës dhe ekstazisë: 286 kg marijuanë, 7 kg amfetaminë, 3 kg kokainë dhe 3532 copë të ekstazës.
“U zbulua një laborator për prodhimin e amfetaminës, u kapën tre transport marijuanë, u shtypën pesë grupe kriminale dhe një aksion ndërkombëtar në Greqi ku u sekuestruan 104.6 kg kokainë. Vazhdojmë të përgjegjshëm dhe transparent – MPB për qytetarët 2023”, shkruan Spasovski në FB.