12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Gjykatën Themelore Civile të Shkupit prej nesër vazhdojnë të gjitha gjykimet...

Në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit prej nesër vazhdojnë të gjitha gjykimet e caktuara

Gjykata Themelore Civile e Shkupit informon se prej nesër do të mbahen të gjitha gjykimet e caktuara sipas Vendimit për veprim të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të rritur nga virusi KOVID-19.

“Vendimi për veprim të gjykatave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në kushte të rrezikut të rritur nga virusi KOVID-19, të sjellë nga ana e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut është publikuar në ueb-faqen e gjykatës. Palët dhe pjesëmarrësit tjerë në procedurë janë të obliguar që t’i ndërmarrin të gjitha masat e kujdesit dhe mbrojtjes, sipas masave dhe rekomandimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe organet kompetente shëndetësore, në të kundërtën të njëjtëve nuk do t’iu lejohet hyrja në ndërtesën e gjykatës”, bëri të ditur Gjykata Themelore Civile në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments