18.5 C
Tetovo
E hënë, 6 Prill, 2026
BallinaLajme“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë, studentët shqiptarë në...

“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë, studentët shqiptarë në RMV kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë. Tirana zyrtare i mbështet

Një numër i lartë studentësh, por edhe qytetarë të komunitetit shqiptarë, përfaqësues politikë, kanë mbushur sot rrugët e Shkupit.Ata kërkojnë që të bëjnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre.

Gjatë marshimit ata i janë drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov që të dorëzojnë dorëheqjen.Protesta e studentëve është mbështetur edhe nga Tirana zyrtare, duke bërë thirrje që të respektohet e drejta e e tyre Kushtetuese.Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëveMinistri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilëve nuk u lejohet të kryejnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse ligji ua njeh si të drejtë.Ministri Hoxha deklaron se kjo e drejtë themelore e tyre duhet të respektohet dhe është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.

“E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në gjuhën shqipe.Përdorimi i gjuhës amëtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë.

Nëse procedurat rezultojnë të mangëta apo të paqarta, është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.

Kjo është një çështje që kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, larg çdo përpjekjeje për politizim. Ajo duhet adresuar me seriozitet institucional dhe në frymën e respektimit të të drejtave themelore.

Demokracitë jo vetëm që kanë mekanizmat, por edhe pjekurinë e nevojshme për të gjetur zgjidhje ku harmonizohen shteti ligjor, legjislacioni dhe të drejtat e qytetarëve.

Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre. Kjo kërkon një përgjigje me të njëjtin standard përgjegjshmërie, përmes dialogut konstruktiv dhe zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e garantuara”, shkruan ministri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments