Njëri nga personat që ka vdekur është i moshës 78-vjeçare, shtetas i një vendi arab i ardhur nga Evropa, ndërsa tjetri një person nga vendet aziatike që banon në EBA dhe që ka pasur probleme me veshkat dhe me zemrën
Në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) si pasojë e koronavirusit (Covid-19) kanë vdekur 2 persona duke shënuar vdekjet e para në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se njëri nga personat që ka vdekur është i moshës 78-vjeçare, shtetas i një vendi arab i ardhur nga Evropa, ndërsa tjetri një person nga vendet aziatike që banon në EBA dhe që ka pasur probleme me veshkat dhe me zemrën.
Mësohet se që të dy personat që kanë vdekur ndodheshin në trajtim në spitalet shtetërore të vendit.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në vend janë shfaqur 140 raste të koronavirusit.