8.1 C
Tetovo
E premte, 14 Mars, 2025
BallinaLajme“Në dy vitet, 2023 dhe 2024,institucionet shtetërore kanë blerë vetura në vlerë...

“Në dy vitet, 2023 dhe 2024,institucionet shtetërore kanë blerë vetura në vlerë rreth 8.5 milionë euro”

Në dy vitet, 2023 dhe 2024 institucionet shtetërore kanë blerë vetura në vlerë prej 8.5 milionë euro, thuhet në raportin e Qendrës për Komunikime Civile. Janë blerë 269 automjete të reja pasagjerësh, një pjesë e blerë, pjesa tjetër me qira. Mes tyre janë edhe 45 automjetet qeveritare për zyrtarët e lartë, secili kushton 50 mijë euro. Vetura më e shtrenjtë është 55 mijë euro dhe është e komunës së Shuto Orizares, ndërsa komuna e Prilepit ka blerë dhe më pas e ka ndërprerë kontratën për automjet prej 63 mijë eurove. Siç tregon raporti, marka e preferuar e zyrtarëve është Shkoda, nga e cila blihet çdo i treti automjet. Vlera mesatare e të gjitha automjeteve të blera në dy vitet e fundit është 31,760 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments