6.2 C
Tetovo
E premte, 31 Janar, 2025
BallinaEkonomiNë ditën e bojkotit, marketet në Maqedoni do të bëjnë inventar! Disa...

Në ditën e bojkotit, marketet në Maqedoni do të bëjnë inventar! Disa markete ulën çmimet për disa produkte bazë

Tregtarët i paraprinë bojkotit të nesërm të paralajmëruar ndaj marketeve, përcjell TV21. Derisa qytetarët po i japin mbështetje masive në rrjetet sociale thirrjes për bojkot për shkak të çmimeve të larta, disa markete kanë paralajmëruar se nesër, 31 janar, do të jenë të hapura deri në orën 15:00, për shkak se do të bëjnë inventar.Nga ana tjetër, disa markete nisi uljen e çmimeve. Me promocione ofrojnë produkte ushqimore bazë me çmime dukshëm më të ulëta se më parë. Ndryshe, ka mobilizim masiv të qytetarëve në mbarë rajonin. Të premten e kaluar kishte një bojkot në Kroaci dhe ai doli i suksesshëm.

Kroatët po vazhdojnë me masa më radikale nesër – bojkot njëjavor të dyqaneve. Qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë nesër nuk do të  blejnë në supermarkete./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments