6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
BallinaLajmeNë debatin e Kuvendit të RMV-së për buxhetin e vitit 2026-të, u...

Në debatin e Kuvendit të RMV-së për buxhetin e vitit 2026-të, u refuzuan propozimet për ndërtimin e disa shkollave

Në Komisionin për Financa dhe Buxhet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, janë refuzuar edhe 24 amendamente të propozuara për buxhetin e vitit 2026. Këto amendamente janë propozuar nga opozita, transmeton Portalb.mk.

Një nga amendamentet e opozitës shqiptare ishte edhe ndërtimi i shkollës në Çashkë në vlerë 20 milionë denarë. Ky propozim u refuzua nga VMRO-DPMNE nën arsyetimin se Komuan e Çashkës akoma nuk i ka kompletuar dokumentacionet, por sqaruan se shkolla do të ndërtohet pasi ka pajtim nga tri palët: qeveria, komuna dhe prindërit.

Në propozimet e refuzuara, ishte planifikuar ndërtimi i shkollave në Haraçinë, Sellcë, renovimi i shkollës “Ismail Qemali” në Gostivar dhe konvikteve studentore.

Deri më tani, u pranua pjesërisht amendamenti i LSDM-së për rritjen e rrogave në Agjencinë Teknike Operative (ATO).

Me propozim-buxhetin për vitin 2026, rritja ekonomike parashikohet në 3.8 përqind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 përqind të PBB-së. Të ardhurat totale parashikohen në 374,7 miliardë denarë, shpenzimet totale në 413,9 miliardë denarë, kurse investimet kapitale në 40,5 miliardë denarë (650 milionë euro).

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashimë 4 nëntor njoftoi se projektbuxheti për vitin 2026 do të paraqitet në seancë plenare më 9 dhjetor. Më 28 tetor, propozim-buxheti për vitin 2026-të u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Ky plan u propozua nga ministrja e financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments