12.8 C
Tetovo
E premte, 24 Tetor, 2025
BallinaLajme“Në beteja ka edhe humbje” – Ali Ahmeti Shoqata e Gazimestanit (VLEN)...

“Në beteja ka edhe humbje” – Ali Ahmeti Shoqata e Gazimestanit (VLEN) nga humbës, del fitues

Kreu i BDI, Ali Ahmeti në fjalën e parë të mbajtur pas rezultatit të zgjedhjeve lokale në tha se subjekti që ai drejton, në balotazh do të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë shqiptare ose jo.

Koalicionin VLEN e quajti “Shoqatë të Gazimestanit”, për të cilën tha se nga humbës del fitues.

“Në beteja mund të ketë edhe humbje. Sa i përket balotazhit, do të jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë, si ato shqiptare, ashtu edhe të tjera.

Kemi fituar pesë komuna dhe angazhohemi për një shtet unitar, me politika që e çojnë vendin përpara, por nuk duam që drejtësia të jetë selektive”, tha Ahmeti.

AKI në këto zgjedhje ka fituar 114 760 vota me gjithsejtë këshilltar 159. Shoqata e Gazimestanit, VLEN ka fituar 91 849 me gjithsejtë këshilltar 122. Të ndërtuar a është fitues 114 760 vota apo 91 849 vota. Mirëpo kjo është kjo, për çdo ditë merren se kanë fituar zgjedhjet, jo vetëm këta zgjedhje por edhe ata që i kemi lënë pas, janë humbës të mëdhenj”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së dhe ripërsëriti qëndrimin e AKI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne angazhohemi për Maqedoni Evropiane dhe marrëdhënie të mira ndëretnike, zero probleme me fqinjët, ne angazhohemi që gjeneratave të vijën t’ju sigurojmë një të ardhme më të mirë”, tha Ahmeti. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments