0.6 C
Tetovo
E martë, 20 Janar, 2026
BallinaLajmeNë Berovë, -11°C, në Kodër të Diellit borë deri në 24 cm

Në Berovë, -11°C, në Kodër të Diellit borë deri në 24 cm

Temperaturat e mëngjesit në vend ishin dukshëm të ulëta; në Berovë janë matur -11 gradë Celsius. Pasojnë Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kodër e Diellit me -10 gradë, Shkup–Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë regjistruar në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë. Në Shkup–Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip, termometrat kanë shënuar -7 gradë.

Shtresa më e lartë e borës këtë mëngjes deri në orën 7:00 është në Kodër të Diellit– 24 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra.

Paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta, ndërsa në disa lugina do të ketë shfaqje të mjegullës. Pasdite pritet shtim i vranësirave, ndërsa drejt fundit të ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore të shtetit do të ketë reshje të herëpashershme bore.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperaturat maksimale ditore do të lëvizin nga -2 deri në 8 gradë

Në Shkup, paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite dhe drejt fundit të ditës mesatarisht i vranët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 4 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments