Siç mësoi jozyrtarisht “Kurir.mk” menaxheri dhe pronari i fabrikës në Trubarevë janë arrestuar dhe ndodhen në stacion policor, ndërsa procedurat e mëtejshme do të kryhen sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik.
Zjarri që shpërtheu të shtunën në orët e para të pasdites në një objekt të kompanisë “F-Grupacija” në fshatin Trubarevë të Shkupit, e cila merret me mbeturinat elektronike, preku edhe dy objekte të tjera që përmbanin një sasi të madhe mbeturinash plastike. Si rezultat, tym i trashë, i zi dhe me shumë mundësi toksik po ngrihet mbi vendbanimin pranë Shkupit.