3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaEkonomiNë “aksion” mund të shiten edhe produktet më të lira, por nëse...

Në “aksion” mund të shiten edhe produktet më të lira, por nëse arsyeja është data e skadencës, kjo duhet të theksohet

 Të gjitha produktet t; cilat sipas vendimit të nesërm qeveritar do të lirohen për 10 për qind, do të mund të vendosen  edhe në shitje në “aksion” në markete, por me çmime më të ulëta se ato tashmë të ulura. Nëse, ndërkaq, “aksioni” është për shkak të jetëgjatësisë së produkteve, do të duhet të theksohet qartë – se ulja e çmimit është për shkak të skadimit të produktit.

 Siç tha sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, nesër do të ketë një korrigjim të vogël të vendimit për shitjet në aksion dhe synimi është të parandalohet çdo mashtrim apo manipulim i konsumatorëve nga ana e tregtarëve.

 “Aksione për uljen e mëtejshme të çmimeve përtej asaj që do të përcaktojmë nesër do të lejohen. Ata që mund ta bëjnë këtë mund të promovojnë veten, nuk është problem për ne. Për ne është e rëndësishme që të ketë ulje çmimesh dhe të mos mashtrohen konsumatorët. Aksione mundë të ketë për të gjitha produktet që ka një supermarket i caktuar, por nuk do të jetë e mundur të vendoset “aksioni” si etiketë në momentin që ai aksion është për shkak të skadimit të afatit. Duhet të vendoset – se ulja e çmimit të produktit është për shkak të skadimit të afatit që konsumatori të vendosë vetë nëse do ta blejë atë produkt dhe nëse ka kohë brenda dy, tre, pesë apo dhjetë ditëve për të konsumuar produktet që do t’i blejë. Nesër do të ketë një korrigjim të lehtë të këtij vendimi. Për mua ishte e rëndësishme që qytetarët të mos mashtrohen. Pasi të shpallen disa aksione, kur të shkojnë në shtëpi, afati i atij produkti nuk është më shumë se dy ditë dhe kostot shtesë janë mbi konsumatorët që duhet t’i hedhin më shumë se 50 për qind të atyre produkteve. Aksione të tilla nuk do të lejohen”, theksoi Bekteshi. 

 Ai gjithashtu informon se tashmë është përgatitur një zgjidhje e re ligjore për praktikat e padrejta tregtare dhe do të ketë, theksoi, edhe ndryshime në Ligjin për Inspektoratin Shtetëror të Tregut që do të rriten kompetencat e këtij institucioni. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments