Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark po jep dëshminë e tij në Hagë.
Atij i është lëshuar një intervistë e tij dhënë më 1 korrik 1999, tri javë pasi ishte futur NATO në Kosovë, ku tregonte se në Kosovë ishin përjetuar gjëndje të tmerrshme dhe që siç thoshte ai, kishte serb që po kthehen në Kosovë e që ishin të përfshirë në ato veprime.
“Duhet të krahasojmë idealet me realitetin. Ne nuk e dimë sa e vështirë është pjesëmarrja e serbëve në atë që ka ndodha tje, ndioshta shumë persona kanë dëmtuar pronat e fqinjëve e kanë krzer spastrime etnike atje. Disa persona që po largohen mendoj se janë objekt për drejtësinë ndërkombëtare. Udhëheqja e UÇK-së ka kërkuar Kosovë multietnike, dhe besoj se janë të sinqertë me këtë”, ka thënë Clark në atë intervistë në 1999-tën.Ai edhe sot u pajtua me atë deklaratë teksa tregon një ngjarje që kishte ndodhur në mes të prillit në afërsi të Drenicës.
“Diku nga mesi i prillit, pilotët tanë po luftonin mbi Kosovë dhe panë një rresht me traktorë afër Drenicës, të mbushur me persona që ndalonin në disa shtëpi dhe iu vendosnin flakën këtzre shtëpive. Ata filluan të vrisnin mendjen se çka po ndodh dhe piloti goditi traktorët, duke menduar se janë serb që po sulmonin shqiptarët. Millosheviqi të nesërmen kërkoi të shoh vendin, ata dolën të jenë njerëç të thjeshtë që u vranë nga forcat tona. Pilotët u lënduan shumë. Qztetarët shqiptarë kur më takojnë duan të flasin me mua. Para 2-3 vitesh e takova një qytetar që ka qenë në atë traktor dhe unë e pyeta se pse po i futnin flakën shtëpive, dhe ai më tha se e dinim që serbët do të merrnin shtëpitë tona dhe ne më mirë iu vëmë flakën se ata të merrnin shtëpitë tona. Kjo ishte ajo që shqiptarët po ndjenin, ishin në gjendje të vinin flakën pronave të tyre vetëm të mos i merrnin serbët”, tha Clark. /Lajmi.net/
