16.8 C
Tetovo
E premte, 13 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaNë 2025 bota përjetoi majin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, në...

Në 2025 bota përjetoi majin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, në Groenlandë akulli u shkri 17 herë më shpejt

Bota përjetoi majin e dytë më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, një muaj në të cilin ndryshimi i klimës nxiti një valë rekord të nxehtësisë në Greonlandë.

Shkencëtarët shprehen se muaji i kaluar ishte maji i dytë më i ngrohtë në Tokë dhe shënoi kulmin e pranverës së dytë më të ngrohtë (mars-maj) të regjistruar ndonjëherë në Hemisferën Veriore.Temperaturat sipërfaqësore të Tokës kanë qenë mesatarisht 1.4 gradë Celsius më të larta se periudha para-industriale nga viti 1850 deri në vitin 1900, kur njerëzit filluan të digjnin lëndë djegëse fosile në shkallë industriale.

Kjo ka çuar në një periudhë nxehtësie ekstreme, gjatë së cilës 21 nga 22 muajt e fundit temperatura mesatare globale ka qenë 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale – megjithëse shkencëtarët kanë paralajmëruar se kjo periudhë nuk ka gjasa të zgjasë.“Ndërsa kjo mund të ofrojë një pushim për planetin, ne presim që pragu prej 1.5 gradë Celsius të shkelet përsëri në të ardhmen e afërt sepse temperatura e sistemit klimatik vazhdon të rritet”, tha drejtori i C3S, Carlo Buondebo.

Shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike janë emetimet e gazrave serrë nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Viti i kaluar ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë.Një studim i veçantë, i publikuar sot nga grupi i shkencës së klimës World Weather Attribution, zbuloi se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu shkaktuan një valë rekord të nxehtësisë në Islandë dhe Groenlandë muajin e kaluar, rreth 3 gradë Celsius më të ngrohtë se sa do të kishte qenë ndryshe, duke kontribuar në shkrirjen masive shtesë të shtresës së akullit të Grenlandës.

Nga 15 deri më 21 maj, akulli u shkri 17 herë më shpejt se mesatarja historike në Greonlandë.

Në Islandë, temperaturat arritën 26 gradë Celsius më 15 maj, hera e parë që ishulli Arktik ka përjetuar një temperaturë kaq të lartë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments