6.7 C
Tetovo
E enjte, 27 Shkurt, 2025
BallinaLajmeNë 13 vjet, numri i shtetasve maqedonas që morën pasaporta bullgare u...

Në 13 vjet, numri i shtetasve maqedonas që morën pasaporta bullgare u rrit në 84.786

Maqedonasit me interes të reduktuar, por ende janë të parët në listën e aplikantëve për pasaportë bullgare. Kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga “Euroactive” për pasaportat e lëshuara bullgare sipas origjinës në vitin 2022, në të cilat nga gjithsej 7.410 pasaporta, 1.992 kanë përfunduar në duart e shtetasve të Maqedonisë. Të dytët në renditje janë ukrainasit me 1639, të tretit turqit me 1290, të ndjekur nga serbët me 556 pasaporta të marra.

Edhe pse maqedonasit janë më të shumtët, megjithatë krahasuar me numrin e pasaportave të lëshuara në vitet paraprake 2021 dhe 2020, kjo tregon se trendi i dhënies së pasaportave bullgare është përgjysmuar. Në vitin 2021 Bullgaria ka lëshuar 7696 pasaporta për maqedonasit, ndërsa në vitin 2020 9098.

Dhjetë vjet më parë, më saktësisht nga viti 2010 deri në vitin 2020, 66.000 maqedonas kanë marrë pasaportë bullgare, që sipas të dhënave të prezantuara në Kuvendin bullgar në vitin 2020 ishte 90 për qind e gjithsej kërkesave të paraqitura për pasaportë bullgare nga qytetarët e Maqedonisë – 78.000. Pothuajse të gjitha pasaportat bullgare u lëshohen shtetasve maqedonas në bazë të origjinës së tyre bullgare.

Nëse mblidhen numrat e pasaportave bullgare për shtetasit e Maqedonisë nga viti 2010 e deri më sot, del një shifër prej 84.786.

Në Bullgari në vitin 2018 u zbulua një aferë e madhe me tregtimin e pasaportave bullgare, pra në Agjencinë Shtetërore për Bullgarët Jashtë vendit u zbulua një rrjet i përpunuar që ndërmjetësonte në marrjen e dokumenteve, kryesisht për aplikantët nga Maqedonia, Moldavia dhe Ukraina. Akuza ishte se për 5000 euro aplikantëve për pasaportë u ishin lëshuar dokumente që vërtetonin se ishin me origjinë bullgare.

I pandehuri i parë në këtë rast, kreu i Agjencisë Bullgare, Petar Haralampiev, përfundoi në listën e zezë amerikane në vitin 2021, së bashku me një zyrtar tjetër nga agjencia shtetërore për bullgarët jashtë vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments