Pas incidentit që ndodhi mbrëmë në “Sheshin Skënderbeu”, ku pat përleshje mes një grupi të qytetarëve dhe protestuesve, organizatorët e protestave kanë njoftuar ndryshimin e rutës së protestës për sot. Protesta pritet të fillojë në ora 19.00 para godinës së Qeverisë, për të vazhduar para Ministrisë së Drejtësisë, me destinacion përfundimtar Kuvendin.