Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-95 prej sonte në mesnatë ulet për gjysmë denari, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (el-1) shtrenjtohet për gjysëm denari për litër, ndërsa çmimet e EUROSUPER BS-98 dhe EURODISEL (D-E V) nuk ndryshojnë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRrE). Me vendimin përfundoi rritja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 0,15 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 do të arrijë 60,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 dhe EURODISEL (D-E V) edhe mëtej do të shitet për 63, gjegjësisht 52,5 denarë për litër, ndërsa me shtrenjtimin e saj çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) do të barazohet me EURODISEL (D-E V) dhe do të kushtojë 52,5 denarë për litër.
Me vendimin e KRrE për 0,156 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të arrij 25.980 denarë.
Si arsye për ndryshimin e çmimit me pakicë të derivateve të naftës KRE i potencon çmimin referent më të ulët mestar të benzinës prej 0,836 në tregun botëror në shtatë ditët e fundit dhe për 1,716 për qind çmimin më të lartë të vajit ekstra të lehtë si dhe për 0.071 për qind kursin më të lartë të denarit krahasuar me dollarin.