-1.6 C
Tetovo
E martë, 14 Janar, 2025
BallinaLajmeNdryshimet kushtetuese? Për BDI-në janë vetëm kalkulime, do të ndodhin pas zgjedhjeve...

Ndryshimet kushtetuese? Për BDI-në janë vetëm kalkulime, do të ndodhin pas zgjedhjeve lokale

Nga BDI janë skeptik se do të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Nënkryetari i kësaj partie Bajram Rexhepi në një deklaratë për Zërin e Amerikës tha se pushteti po bën kalkulime dhe se për këtë çështje, sipas tij mund të vendosin pas zgjedhjeve lokale.

Sipas numrave të deputetëve në kuvend, vendimtare është VMRO DPMNE, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, por kjo parti nuk pajtohet të hapet Kushtetuta pa garanci që të mos ketë bllokada të reja në të ardhmen.

Ndryshe VLEN pati premtuar se ndryshimet kushetuese do nisin me procedura pas vitit të ri por kaloi gjysma e janarit dhe ende nuk kemi takim të liderëve të këtij koalicioni.

Ministri Arben Taravari pak para Vitit të Ri tha se së shpejti do të ulen me liderët e VLEN-it dhe të bëjnë strategji se si më tutje.

Sot, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i pyetur nëse janë ulur për ta diskutuar këtë çështje brenda VLEN-it nuk u përgjigj konkretisht.
Sipas numrave të deputetëve në kuvend, vendimtare është VMRO DPMNE, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, por kjo parti nuk pajtohet të hapet Kushtetuta pa garanci që të mos ketë bllokada të reja në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments