2.7 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdryshimet kushtetuese jetike, do përfshihen 6 komunitete

Ndryshimet kushtetuese jetike, do përfshihen 6 komunitete

Arbër Ademi, deputeti i BDI në një lidhje skype nga Shkupi në emisionin “Ballkan Update” foli fillimisht për vizitën e Ministrit të Transportit të Kosovës në Maqedoni, si një lëvizje e Kurtit për të rregulluar gabimin e pak ditëve më parë.

Ai tha se çdokush është i mirëseardhur në Maqedoni, aq me tepër kur kryetari i partisë më të madhe opozitare ka marrëdhënie të mira me të gjithë partitë në Shqipëri dhe Kosovë.

Sigurisht që çdokush është i mirëseardhur në Maqedoni, aq më tepër kur kryetari i partisë më të madhe opozitare dhe marrëdhënie të mira me partitë shqiptare dhe kosovare.

Vizita e sotme, Ministri i Transportit ishte në seli për një takim me Ali Ahmetin, për projekte të rëndësishme për të dyja vendet.

Këto takime janë të mirëseardhura.

Po si zoti Kurti, ashtu edhe çdokush tjetër nga Kosova apo vendet të tjera kanë takime të rregullta me Ahmetin. Kjo është vizitë në vazhdë ne takimeve që Ahmeti ka me vendet përreth. Ne presim që bashkëpunimet të vazhdojnë më partitë politike në Kosovë dhe Shqipëri,” tha fillimisht Ademi.

Sa i përket fillimit të procedurave për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Ademi tha se fillimisht duhen 50%+1  për miratimin e rendit të ditës dhe më pas duhet shumicë e cilësuar për miratimin e ndryshimeve.

Ai tha se ditën e nesërme kryeparlamentari Xhaferri ka thirrur një takim për koordimin, para seancës së ditës së premte.

Deputeti shtoi se me ndryshimet kushtetuese asgjë e keqe nuk i ndodh vendit për vetëm benefite. Në kushtetutën e Maqedonisë pritet të përfshihen përpos komunitetit bullgar edhe 5 komunitete të tjera.

50+1 do të duhet për miratimin e rendit të ditës. Xhaferri për ditën e nesërme ka thirrur koordinim të rregullt,  një ditë para seancës së premte.

Ne presim që rendi të miratohet, presim bisedime të frytshme. Me këto ndryshime kushtetuese asgjë e keqe nuk i ndodh vendit, por do të nxjerrim benefite. Krahas popullit bullgar që do të parashihen në propozim, parashihen edhe 5 komunitete të tjera që të bëhen pjesë e kushtetutës, ai malazez, kroat, slloven, egjiptian dhe hebre.

Vlerësojmë se do të duhet ta shfrytëzojmë këtë moment politik dhe rrethanat që favorizojnë politikën e zgjerimit evropian, aq më tepër duke para situatën në Ukrainë.

Mendojmë se Maqedonia dhe Shqipëria nuk do duhet ta lëshojnë këtë mundësi dhe të bëjmë çmos për të arritur qëllimin.

Partia më e madhe opozitare maqedonase, kanë shprehur qëndrimin kundër, por nuk ka argumenta për ta  kundërshtuar një vendim të tillë” tha ai.

Sa i përket numrave, Ademi theksoi se po punohet për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithë deputetëve edhe atyre që deri më tani janë kundër.

Sipas ka shumë deputetë në opozitë që janë pro evropian.

Ne po diskutojmë më te gjithë deputetet dhe më duhet të theksoj, se ka deputet të opozitës që kanë qëndrim pro evropian dhe po punojnë dhe diskutojmë në mënyrë profesionale për të zgjuar ndërgjegjen tek të gjithë, për të kuptuar rëndësinë e integrimit në Evrope.

Në jemi pjesë e NATO dhe vendi i Ballkanit Perëndimor, të cilat pa përjashtim i përkasin Evropës” përfundoi Ademi.r.t/abcnews.al</

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments