7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdryshimet kushtetuese/Guximi i pushtetit apo frika e opozitës, kush do të ngadhënjejë?!

Ndryshimet kushtetuese/Guximi i pushtetit apo frika e opozitës, kush do të ngadhënjejë?!

Këtë javë grupi i punës për ndryshimet kushtetuese kompletohet edhe me ekspertë të së drejtës kushtetuese, i cili duhet të dalë me propozime konkrete. Për VMRO-DPMNE-në pjesëmarrja në të është çështje e mbyllur. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, thotë se mungesa e opozitës është e papranueshme dhe ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen me reciprocitet të duhur
Grupi punues për ndryshime kushtetuese do të mblidhet së shpejti, ndërsa siç dihet tashmë nuk ka përfaqësues të opozitës as nga blloku maqedonas dhe as nga ai shqiptar. Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht për vazhdimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë, por qeveria nuk ka shumicën e nevojshme prej dy të tretash të votave të deputetëve për amendamentet kushtetuese.

“Është e nevojshme të miratohet një deklaratë në Parlamentin bullgar në të cilën do të njihet populli maqedonas, gjuha dhe historia, e nëse kjo nuk është e mundur, duhet ta bëjë Parlamenti Evropian”, thotë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në një intervistë për REL, përcjell PRESSonline.al

Sipas tij, populli maqedonas ka frikë se po i fshihet etnogjeneza maqedonase, ndërsa vendi është nga të paktët që vazhdimisht e ndryshon Kushtetutën sikur të ishte një “fletore e zakonshme”.
“Po të isha deputet apo të kisha një grup parlamentar në këto momente, në këto kushte, nuk do të mbështesja kurrë ndryshimin e Kushtetutës pa reciprocitetin e duhur. Maqedonia duhet të marrë garanci”, shprehet Dimitrievski.

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë nuk është vetëm kërkesë bullgare, por është pjesë e kornizës negociuese të Maqedonisë me BE-në, pra është kusht i vendosur nga Bashkimi Evropian. Skriningu nga BE-ja zgjat deri në nëntor dhe qeveria shpreson që deri atëherë të mund të bëjë ndryshimet kushtetuese për të nisur menjëherë hapjen e kapitujve në negociatat me BE-në.
Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq informoi se këtë javë grupi punues do të formulojë propozimet për amendamentet kushtetuese.

“Pas atij formulimi, ne presim të kemi një diskutim publik dhe më pas të hyjmë në Parlament”, tha Mariçiç për TV 24.

Sipas tij, Maqedonia nuk ka kohë për të humbur dhe Kushtetuta duhet të ndryshohet sa më shpejt, sepse gjithnjë e më shumë shtrohet çështja për të ardhmen e pasigurt evropiane të vendit.
Në Grupin e Punës tashmë janë propozuar zyrtarisht 13 anëtarë, të cilëve duhet t’i bashkohen edhe ekspertët. LSDM-ja i propozoi grupit punues sekretaren e përgjithshme të Parlamentit Cvetanka Ivanova, nga BDI-ja koordinator i grupit parlamentar Arbër Ademi, deputeti Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët, Sonja Mirakovska nga PRSD, Nano Ruzhin nga PLD, Hrista Najdanov nga DM, Temelko Risteski nga Partia e Pensionistëve, Rametula Kuqi nga PDSH, Eran Kurtis nga Partia Lëvizja e Turqve dhe Bejcan Ilyas nga Partia Demokratike e Turqve.

Presidenti Stevo Pendarovski emëroi këshilltarin e tij, profesorin Aleksandar Spasov, Ministria e Punëve të Jashtme propozoi Shpend Sadikin dhe Sekretariatin për Çështje Evropiane Dragan Tilev. Emrat e ekspertëve të ftuar duhet të shpallen deri në fund të kësaj jave. Opozita u përgjigj se ndryshimet kushtetuese nuk përgatiten në grupe pune ad hoc, por në Parlament, nëse një shumicë prej dy të tretash e votojnë një nevojë të tillë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se për të tema e grupit punues është çështje e mbyllur. Kryeministri Dimitar Kovaçevski u përgjigj se Mickoski nuk është deputet dhe për këtë arsye nuk është i përshtatshëm për të folur për këtë çështje, dhe shpesh herë ndryshonte qëndrimet e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments