Arbër Ademi, deputet i BDI-së është shprehur optimist se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin. Ai madje thotë se për t’u realizuar kjo, ka kohë deri në zgjedhje – më 8 maj të vitit 2024.
“Ne si parti e përgjithshme politike në vend me orientim të qartë pro-europian, nuk kemi hequr dorë dhe po bëjmë maksimumin që deri sa të jetë kjo legjislaturë.
Edhe sa kohë?
Zgjedhjet janë paraparë për 8 maj. Kemi muaj përpara, mjafton që të ekzistojë vullnet politik”, tha Ademi në “10 minuta” në TV21.