Letër ngushëllimi
إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّآ إِلَيْهِ رَٰجِعُونَ
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Bashkësia Fetare Islame e RMV-së, me dhimbje të thellë njofton opinionin se sot ndërroi jetë punëtori i sajë, Haxhi Nazif Zejnullahu, kryeredakator shumvjeçar i revistës “Hëna e Re” dhe gazetar i mirënjohur në gjitha trojet shqiptare.
Reisul Ulema i BFI e RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në emër të të gjith të punësuarve në Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e të ndjerit.
Lusim Allahun e Madhërishëm që ta ketë mëshiruar.
Zyra për Informim pranë BFI e RMV-së!