4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdotja dhe viruset mbushin spitalet me pacient, më të prekur fëmijët dhe...

Ndotja dhe viruset mbushin spitalet me pacient, më të prekur fëmijët dhe të sëmurët kronik

Ajri i ndotur ka ndikuar në rritjen e numrit të pacientëve me sëmundje kronike nëpër të gjitha spitalet e vendit. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Shaban Mehmeti, thotë se përveç ndotjes, tek të sëmurët kronik ndikojnë edhe viruset dhe ftohjet.

“Të dhënat që merr ISHP nga Qendrat e shëndetit publik, në nivel të RMV-së dhe spitalet përkatësve, kemi rritje të të sëmurëve kronik me këto diagnoza që përmendëm, nëpër klinika, pranë qendrës klinike Nënë Tereza në Shkup, por edhe prej spitaleve nëpër qytete të shërbimeve sekondare. Numër nuk kemi të sakt, por rritje të numrit ka, pasi është edhe sezona e gripit, sezona e të ftohjeve të ndryshme, sezona e ndotjes së ambientit që implikon që një I sëmurë kronik të trajtohet nëpër institucione përkatëse”, tha Shaban Memeti, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik .

Këtë periudhë reparti i pulmologjisë punon me kapacitet të plotë. Mjeku, Bojan Stoshevski thotë se përveç spitalit, edhe të gjitha ambulancat e pulmologjisë punojnë pa ndërprerë. Ai sqaron se ndotja e ajrit i prek të gjithë qytetarët, por ndikim më të madh ka tek të sëmurët kronikë, fëmijët, gratë shtatëzëna dhe të moshuarit.

“ Më së shumti e vuajnë pacientët me sëmundje kronike, por në përgjithësi, ndotja ndikon në të gjithë organizmin, ndikon në disponim, te enët e gjakut, ka rrezik të shtuar të sulmeve në tru dhe zemër. Konkretisht ne si klinikë e pulmologjisë në përgjithësi punojmë me pacientë me sëmundje të frymëmarrjes dhe në këtë periudhë çdo vit në këtë kohë, rritet numri i pacientëve me sëmundje kronike të frymëmarrjes që kanë përkeqësim të sëmundjes. Pra pacientët nëse kanë pasur probleme me frymëmarrjes kjo do të jetë më e theksuar”, u shpreh Bojan Stoshevski, Mjek pulmolog.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments