7.8 C
Tetovo
E shtunë, 1 Mars, 2025
BallinaLajmeNdodh në Tetovë: Ndërmarrja transportuese e qytetit do të ndërtoj stadium edhe...

Ndodh në Tetovë: Ndërmarrja transportuese e qytetit do të ndërtoj stadium edhe pse dy vite punon me humbje

Tema për rekonstruimin e stadiumit të qytetit në Tetovë, ka vite që po përflitet nga shumë pushtete lokale në Tetovë. Një ndër kompanitë që me vite e ka terhequr zvarë ndërtimin e stadiumit është kompania e njohur Tetovare ECOLOG e cila për më shumë se 6 vite e mbajti peng nëdrtimin e këtij stadiumi, shkruan Top24

Por debati dhe çudirat nuk përfundojnë këtu. Me ndryshimin e pushtetit komunal në Tetovë, udhëheqësia aktuale ka deleguar kompetenca shtesë ndërmarrjes Tetova Transport, e cila krahas organizimit të transportit në qytet do të menaxhoj edhe me objektet sportive dhe së fundmi hapi edhe tenderin për rekonstruimin e stadiumit të qytetit të Tetovës.

Për herë të parë ndodhë që një ndërmarrje publike Transportuese e cila me dy vite funksionimi me humbje të shpallë tender për rekonstruimin e stadiumit ndërsa për vete si ndërmarrje nuk ka stacion dhe garazhe për parkimin e autobusëve dhe as stacion për mekanik ku të njejtit do të riparoheshin në rast të defekteve.

Deri më tani nuk dihet se nga ku do ti siguroj mjetet e nevojshme ndërmarrja Transportuese Tetova Transport, mjete këto që kalojnë vlerën prej 10 milion euro, ndërsa e njejta punon me humbje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments