4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNdërtimi pa leje tek “Mavrovasja”, Komuna e Çairit: Do të veprojmë sipas...

Ndërtimi pa leje tek “Mavrovasja”, Komuna e Çairit: Do të veprojmë sipas kompetencave ligjore

Para disa muajsh lokali “Fontana” te Mavrovasja u djeg i tëri, ndërsa tani po ndërtohet me përmasa më të mëdha. Nga Komuna e Çairit thonë se pas njoftimit të marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme se objekti ndërtohet pa leje. Pronarit i është dërguar një vendim për rrënimin e objektit.

-Më 10 korrik të këtij viti, nga mbikëqyrja e kryer e inspektimit nga inspektorët e autorizuar komunal është konstatuar gjendja faktike duke konkluduar se objekti në fjalë ndërtohet pa leje paraprake për ndërtim dhe për të njëjtin ka përpiluar procesverbal. Kështu në të njëjtën datë, inspektori i autorizuar i ndërtimit ka lëshuar vendim me të cilin kërkohet largimi i objektit në fjalë, dhe afati i veprimit shënon 8 ditë nga pranimi i të njëjtit nga ana e realizuesit të punimeve për ndërtimin e objektit,- thonë nga komuna e Çairit.

Mirëpo nga Komuna e Çairit thonë se nuk janë në dijeni nëse pronari e ka pranuar vendimin për rrënimin e objektit. Ndërsa objekti paraprak ka qenë i legalizuar. Nga ana tjetër, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov nëpërmjet Facebook-ut të tij ka informuar se ka marrë përgjigje nga Këshilli Inspektues se do të bëhet inspektimi i objektit.

-Sot mora përgjigje nga Këshilli Inspektues, për mbikëqyrjen e përbashkët inspektuese të caktuar të inspektoratit ndërtimor shtetëror dhe komunal. Ndërtimeve pa leje tek Mavrovasja duhet t’u vihet fundi,- shkruanPetre Shilegov, kryetar i Qytetit Shkupit.

Nga Këshilli Inspektues thonë se mbikëqyrja duhet të bëhet gjatë kësaj jave. Në ndërkohë edhe përkundër kësaj punimet për ndërtimin e objektit në terren ende vazhdojnë. Objekti muaj më parë u kapluar nga flakët duke u shkrumbuar i tëri./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments