27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeNdërtimi i korridoreve 8 dhe 10D, Kuvendi i votoi ndryshimet ligjore me...

Ndërtimi i korridoreve 8 dhe 10D, Kuvendi i votoi ndryshimet ligjore me procedurë të shkurtër

Kuvendi në suazë të vazhdimit të sotëm të seancës 115 i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e pesë ligjeve që kanë të bëjnë me realizimin e Marrëveshjes me Behtel dhe Enka për ndërtimin e katër autostradave të korridoreve 8 dhe 10D. U votuan ndryshimet e Ligjit për Marrëdhënie Pune, për Shpronësim, për Ndërtim, Planifikim Urbanistik dhe ndryshimet e ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërim të partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D.

Të gjitha ndryshimet të këtyre ligjeve u votuan me procedurë të shkurtër. Përndryshe, qeveria më 5 maj miratoi ndryshime dhe plotësime të pesë ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve me flamur europian, pasi paraprakisht deputetët e opozitës i bllokuan ndryshimet ligjore që Kuvendit ia propozuan disa deputetë të pushtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments