28.8 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeNdërtimet e paligjshme në Çair, Prokuroria pranoi njoftim nga Policia, Arsovska përsëri...

Ndërtimet e paligjshme në Çair, Prokuroria pranoi njoftim nga Policia, Arsovska përsëri doli në Çair(video)

Policia e Maqedonisë së Veriut ka dërguar njoftim zyrtar deri te Prokuroria Themelore Publike në lidhje me ndërtimet e paligjshme në hapësirat e komunës së Çairit, transmeton Portalb.mk.

“Në lidhje me dyshimet ndërtimet pa lejen në Komunën e Çairit, Prokuroria Themelore Publike sot ka pranuar njoftim nga Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, i cili tashmë është duke u përpunuar”, raportoi Prokuroria.

Prokuroria ka kërkuar bashkëpunim nga zyrtarët shtetërore.Nga ana tjetër, i pari i Çairit, Visar Ganiu ironizoi duke thënë se i vjen mirë “që ajo është zgjuar”.

Kryetarja e Shkupit, Arsovska në vitin e fundit të mandatit të saj është aktivizuar në terren dhe është bërë temë me konfrontimet e saj me kryetarët e komunave në Shkup. Para përplasjes me Ganiun, Arsovska ishte ngatërruar me kryetarin e komunës Shuto Orizari në lidhje me plehrat dhe deponitë e egra. 

“Ju kujtojmë se të gjithë zyrtarët shtetërorë që kanë dijeni ose prova për ndonjë krim të kryer, e kanë detyrim ligjor të raportojnë atë tek autoritetet kompetente”, paralajmëroi Prokuroria.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot, si javën e kaluar, vizitoi disa lokacione në të gjithë Komunën e Çairit ku po kryheshin aktivitete ndërtimore, të cilat sipas saj janë ndërtime të paligjshme. Ajo doli drejtpërdrejt (live) në profilin e saj në Facebook, duke akuzuar edhe kryetarin e Komunës së Çariti, Visar Ganiun, për falsifikim të dokumenteve në proceset e legalizimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments