9.1 C
Tetovo
E hënë, 21 Tetor, 2024
BallinaLajmeBotaNdërron jetë Fetullah Gulen, rivali në hije i Erdoganit

Ndërron jetë Fetullah Gulen, rivali në hije i Erdoganit

Predikuesi mysliman turk Fethullah Gulen, për të cilin Ankaraja thotë se qëndronte pas një grusht shteti të dështuar të 2016-ës, ka vdekur në Shtetet e Bashkuara ku ishte vendosur, thanë media turke dhe një faqe interneti e lidhur me Gulenin të hënën.

Ai ishte 83 vjeçar.

Gylen ndërtoi një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të mëvonshme i akuzuar për orkestrimin e një tentative grusht shteti kundër liderit turk Recep Tajip Erdogan, akuza të cilat ai i mohoi.

Herkul, një faqe interneti që publikon predikimet e Gylenit, tha në llogarinë e saj në X se Gulen kishte vdekur të dielën në mbrëmje në spital kur po trajtohej, raporton Reuters.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments