17.9 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmeNdërroi jetë Stojan Andov, kryeparlamentari i parë në Maqedoninë e Veriut

Ndërroi jetë Stojan Andov, kryeparlamentari i parë në Maqedoninë e Veriut

Në moshën 89-vjeçare, ka ndërruar jetë kryetari i parë i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Stojan Andov.

Andovi ka lindur në Kavadar, më 30 nëntor 1935. Shkollën fillore dhe gjimnazin i ka mbaruar në qytetin e lindjes, kurse ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup, ndërkaq ka magjistruar në Shkencat Politike në Beograd të Serbisë më 1972.

Është themelues i Partisë Liberale në Maqedoni dhe në zgjedhjet e para në vitin 1990, është zgjedhur edhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ku u bë edhe kryetar i Kuvendit në janar të vitit 1991.

Këtë post e ka udhëhequr deri në vitin 1996, pasi edhe herën e dytë siguroi mandatin e Kryetarit të Kuvendit.

Por në Kuvend ka vazhduar të jetë edhe më pas, deri në vitin 1998, pasi sërish është zgjedhur deputet.

Ka qenë edhe kandidat për president të shtetit, ndërkaq kryetar i Kuvendit është zgjedhur edhe në vitin 2000

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments